Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, i cili më parë ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për kryeministrin Albin Kurti, shkruan Enigma.
Humolli ka thënë se Kurti është “kopje” e Presidentit Historik, Ibrahim Rugovës dhe ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Kopja del gjithmonë më e keqe se origjinali. Ibrahim Rugova ka qenë origjinal. Hashim Thaçi ka qenë origjinal. E tash Albin Kurti është kopje e këtyre dyve, dhe del shumë më keq”, deklaroi Humolli te DPT te Fidani.
Ai akuzoi kryeministrin Kurti se po i godet vlerat kombëtare.
“Ai po e godet arsimin, sindikatat e punëtorëve, minatorët e Trepçës, veteranët e luftës. Më lehtë bashkëpunon me Mimozën (Kusari-Lila) sesa me mua. Dhe nëse ky mosrespekt ndaj kësaj vlere, atëherë është normale që ka goditje nga faktori ndërkombëtar. Dhe faktori ndërkombëtar, kur e sheh që ka hapësirë për të vepruiar, ai vepron. Albin Kurti u ka dhënë hapësirë për veprim”, deklaroi Humolli.