Haxhiu: Jemi drejt finalizimit të gjashtë udhëzimeve administrative kundër dhunës në familje

Haxhiu: Jemi drejt finalizimit të gjashtë udhëzimeve administrative kundër dhunës në familje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mori pjesë në tryezën e organizuar nga Prokuroria Themelore në Pejë mbi rastet e dhunës në familje dhe trajtimin e personave të paraburgosur me nevoja të shëndetit mendor, shkruan Enigma.

Ministria ka bërë të ditur se gjatë kësaj tryeze, Haxhiu ka adresuar çështjen e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore.

“Ministrja Haxhiu theksoi se MD është afër finalizimit të 6 Udhëzimeve Administrative që dalin nga Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, ndërkohë që po punohet për themelimin e një linje emergjente telefonike për viktimat e dhunës. Gjithashtu, deri tani janë ofruar ndihmë juridike falas për 106 raste të dhunës në familje, si dhe janë pilotuar programe për trajtimin e kryerësve të dhunës”- thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ministrja tha se janë 87 për qind e aktiviteteve që dalin nga Strategjia për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna janë gati të zbatuara.

“Ndër të tjera, Ministria ka filluar ndarjen e pronave të konfiskuara për të mbështetur viktimat e dhunës dhe ka lansuar masa për fuqizimin ekonomik të grave viktima përmes programeve të punësimit”- thuhet në njoftimin e MD-së në Facebook.

Ky diskutim, siaps MD-së reflektoi përkushtimin e institucioneve të drejtësisë në luftimin e dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave, si dhe përgatitjen për fushatën “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Related Articles