Haradinaj deklarohet pas takimit me Torres, kjo ishte kërkesa e tij

Haradinaj deklarohet pas takimit me Torres, kjo ishte kërkesa e tij

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe është takuar kongresmenin Ritchie Torres, raporton Gazeta “Enigma”.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka falënderuar kongresistin Torres për përkrahjen e tij për Kosovën.

“Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pata nderin e veçantë të takohem me mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin z. Ritchie Torres, të cilit i shpreha falënderimet e mia për përkrahjen e tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme që ai personalisht dhe ShBA-të po i japin Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Tutje Haradinaj ka shtuar se është me rëndësi të veçantë forcimi i marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Amerikë.

“Kongresistin, z. Ritchie Torres e njoftova për zhvillimet ne Kosovë dhe njëherit kërkova që në Kongresin Amerikan të shtrohet tema e anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO. Po ashtu, theksova se është me rëndësi të veçantë forcimi i marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Amerikë. Partneriteti strategjik me ShBA-të është garancë për arritjen e çdo suksesi të Kosovës. Do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë”, është shprehur Haradinaj./Gazeta Enigma/

Related Articles