Behgjet Pacolli e viziton Thaçin në Hagë: Presidenti ishte në gjendje të mirë

Behgjet Pacolli e viziton Thaçin në Hagë: Presidenti ishte në gjendje të mirë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot ka zhvilluar vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë, raporton Gazeta “Enigma”.

Pacolli ka deklaruar se gjatë kësaj vizitr atje është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Tutje ai ka njoftuar se presidenti ishte në gjendje të mirë, ndërsa nuk jep më shumë detaje nga diskutimi.

”Shpresojmë dhe besojmë në drejtësi”, shkruan Pacolli ndër tjera. /Gazeta Enigma/

Related Articles