Rreth orës 6:40 mëngjesin e të hënës një person ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti, raporton Gazeta Enigma.
Aksidenti ka ndodhur tek rruga e Shillovës, afër “Hib Petrol”, ku aktualisht ka punime në rrugë, që kanë filluar tash e sa muaj.
Këtë e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i policisë rajonale të Gjilanit.
“Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth ores 06:40 është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicë afër pompës së karburanteve ” Hib Petrollit”. Njesia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëher kanë dalë në vendë të ngjarjes. Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendres Emergjente jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndrruar jetë”, tha ai për Gazetën Enigma.
Drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.