Juristi Azem Vllasi, i ftuar në emisionin “FIVE”, ka komentuar vizitën e Ndihmës Sekretarit Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien. Sipas Vllasit, mesazhi kryesor i O’Brien ishte nevoja që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun për të normalizuar marrëdhëniet dhe ulur tensionet.
“Qëllimi është që të dyja palët të kontribuojnë në qetësimin e situatës, për të shmangur presionin ndërkombëtar mbi konfliktet e vazhdueshme,” theksoi Vllasi, përcjellë Gazeta Enigma.
Ai nënvizoi se në Prishtinë, O’Brien ka insistuar që të realizohen disa marrëveshje të mëparshme, përfshirë krijimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Megjithatë, theksi kryesor i vizitës ishte vazhdimi i dialogut dhe parandalimi i përshkallëzimit të tensioneve.
Vllasi përjashtoi mundësinë e një sulmi nga Serbia ndaj Kosovës, duke deklaruar: “Serbia nuk ka plan të sulmojë Kosovën, por për një normalizim të qëndrueshëm, duhet të vazhdohet dialogu dhe të qetësohen tensionet.”