Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se një “sulm terrorist” në ambientet e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes TUSASH të mërkurën la një numër njerëzish të vdekur ose të plagosur.
Ali Yerlikaya nuk dha detaje të mëtejshme mbi sulmin ndaj “Turkish Aerospace Industries Inc.”, në periferi të kryeqytetit, Ankara, raporton AP.
“Një sulm terrorist u krye kundër objekteve të Industrisë Ajrore Turke Inc. (TUSASH) në Kahramankazan në Ankara. Fatkeqësisht, kemi dëshmorë dhe njerëz të plagosur pas sulmit”, tha Yerlikaya në X.
Në platformën “X” janë publikuar edhe pamjet që shfaqin sulmin terrorist me armë brenda ambienteve të kompanisë së hapësirës ajrore.
#BreakingNews : TUSAS #Aerospace Industries in Ankara, Turkey has been attacked, they are now holding hostages at the headquarters.#Turkey #Ankara #TEERORISTATTACK pic.twitter.com/e5343HbSbq— Shekhar Pujari (@ShekharPujari2) October 23, 2024
Footage from the terrorist attack on the Turkish Aerospace Industries Inc. (TUSAŞ) Ankara Kahramankazan facilities.
There are dead and wounded. pic.twitter.com/9HivAzbBWU— Kvist.P 🇩🇰🇺🇦 (@kvistp) October 23, 2024