Liverpooli ka dy emra në listë për ta zëvendësuar Wijnaldumin

Liverpooli ka dy emra në listë për ta zëvendësuar Wijnaldumin

Georginio Wijnaldum është larguar nga Liverpooli pas pesë viteve qëndrim në ‘Anfield’. Mesfushori holandez u largua nga The Reds si futbollist i lirë në fund të kontratës së tij.

Gjiganti anglez ende nuk e kanë zëvendësuar atë dhe për ta bërë një gjë të tillë janë në bisedime me dy futbollistë. Mesfushori nga Mali që luan për Brightonin, Yves Bissouma është zgjedhja e parë e trajnerit Jurgen Klopp për mesfushën.

Skuadra bardhekaltër angleze, Brighton është gati ta lejoj largimin e 24-vjeçarit vetëm nëse paguhet një shumë mbi 40 milionë euro. Për Bissouman interesim kanë shprehur edhe klubet tjera të mëdha angleze si Manchester City, Arsenal e Tottenham Hotspur. Nëse nuk arrihet Bissouma, The Reds si alternativë të tij kanë talentin holandez Ryan Gravenberch.

19-vjeçari ka bërë një sezon fantastik me Ajaxin dhe pëlqehet shumë nga Klopp, por tekniku gjerman fillimisht synon Bissouman dhe nëse nuk arrihet mesfushori afrikan, atëherë do të tentohet afrimi i reprezentuesit holandez. Kampioni në fuqi i Holandës, Ajax e vlerëson yllin e saj mbi 35 milionë euro. 

Related Articles