Një incident me armë ndodhi dje në Prishtinë, ku një person u plagos dhe një tjetër u lëndua.
Policia njoftoi se në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua një revole dhe një fishek, ndërsa një armë AK-47 u konfiskua gjithashtu, raporton GazetaEnigma.
Trembëdhjetë (13) meshkuj kosovarë u arrestuan dhe janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
“Prishtinë / 23.10.2024 – 01:22. Pas raportimit për të shtëna me armë, policia gjeti dy viktimat, njëri prej të cilëve ishte i plagosur, ndërsa tjetri kishte lëndime. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Po ashtu, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale, përfshirë një DËR të kamerave të sigurisë, të cilat ishin larguar nga njëri prej të arrestuarve për të fshehur provat. Njësitë policore po vazhdojnë hetimet për rastin,” thuhet në njoftimin e policisë./GazetaEnigma/