Altjon Sulejmani, 42 vjeç, është arrestuar nga policia e Fierit për akuzën se i ka vënë flakën banesës së prindërve të tij të moshuar.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen “15 Tetori” të Fierit, transmeton Gazeta Enigma.
Sipas hetimeve fillestare, Sulejmani shkaktoi zjarrin në shtëpinë ku jetonte me prindërit, pastaj i mbylli dyert për t’i penguar ata të dilnin dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Ai përballet me akuza për “Vrasjen për shkak të marrëdhënieve familjare” në tentativë, “Dhunën në familje” dhe “Shkatërrimin e pronës me zjarr.”/GazetaEnigma/