Një mashkull kosovar është arrestuar dje me akuzën për “Keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”.
Arrestimi erdhi pas informacioneve të marra nga autoritetet gjermane përmes kanaleve zyrtare, njoftoi Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari u kap më 24 tetor 2024, pas një serie veprimesh hetimore.
Ai u intervistua nga policia dhe më pas, me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje. Policia vazhdon hetimet për të zbardhur detajet e plota të rastit.
“Pas pranimit të informatave nga autoritetet gjermane përmes kanaleve zyrtare, dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, më 24.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia./GazetaEnigma/