Më shumë se 2 mijë e 100 gjoba dhe 65 aksidente trafiku për 24-orëve 

Më shumë se 2 mijë e 100 gjoba dhe 65 aksidente trafiku për 24-orëve 

Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve të shumta që ndodhin çdo ditë në Kosovë.

Si një masë parandaluese, policia gjobit drejtuesit që shkelin këto rregulla, shkruan Gazeta Enigma.

Sipas raportimeve, në 24 orët e fundit janë shqiptuar mbi 2,100 gjoba.

Gjatë së njëjtës periudhë janë regjistruar 65 aksidente, nga të cilat 24 kanë rezultuar me të lënduar, ndërsa 41 kanë përfunduar vetëm me dëme materiale./GazetaEnigma/

Related Articles