Osmani pas takimit me Von der Leyen: Kosova është e gatshme për të zbatuar reformat e reja të KE-së

Osmani pas takimit me Von der Leyen: Kosova është e gatshme për të zbatuar reformat e reja të KE-së

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për vizitën e saj në Kosovë pas takimit që patën.

Në një konferencë për media, Osmani i uroi von der Leyen në emër të popullit për rizgjedhjen edhe për një mandat në krye të Komisionit Evropian, shkruan Gazeta Enigma.

“Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin që e kemi ndërtuar gjatë viteve. Vizita e Von der Leyen vjen vetëm disa ditë pas miratimit të agjendës së reformave për Kosovën nga Komisioni Evropian. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për vendin tonë, dhe këta hapa konfirmojnë përkushtimin e BE-së për ta afruar rajonin gjithnjë e më shumë drejt integrimit në BE. Po ashtu, shërben si një motiv shtesë për të punuar akoma më shumë për të ardhmen tonë të përbashkët në familjen e BE-së,” tha Osmani.

“Padyshim se rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë, por ia ka vlejtur. Mezi presim të zbatojmë reformat që janë pjesë e këtij plani dhe të përfitojmë sa më shumë nga kjo mundësi në muajt dhe vitet në vijim,” përfundoi Osmani./GazetaEnigma/

Related Articles