Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Real Madridit dhe Barcelonës, ndonëse topi njëherë hyri në rrjetën e katalunasve nga goditja e Kylian Mbappes, por i njëjti doli të jetë në pozicion jashtë loje.
Mbappe, bashkë me disa bashkëlojtarë të tij patën shumë raste, por që nuk arritën të konkretizoheshin.
Pjesa e parë u dominua nga madrilienët, ndërkohë që mbetet të shihet në pjesë të dytë nëse dy klubet do t’i ndajnë pikët apo nëse do të ketë fitues. /Gazeta Enigma