Barcelona ka mposhtur thellë me rezultat 4-0 Real Madridin, në “El Clasicon” që u zhvillua në Santiago Bernabeu, shkruan Gazeta Enigma.
Vendasit e fillua fuqishëm pjesë e parë duke krijuar raste të shumta, por nuk arritën t’i konkretizonin. Kylian Mbappe shënoi dy gola, por të dytë u anuluan për shkak të pozitës jashtë loje.
Lojtarët e Real Madridit përgjatë lojës u kapën plotë 12 herë në pozitë jashtë loje, tetë nga të cilat ishte vetë Mbappe.
Serinë e golave për Barcelonën e hapi Robert Leëandoëski, duke shënuar dy gola për hiq më pak se dy minuta. Pas polakut, për golin e tretë u kujdes 17-vjeçari Lamine Yamal, madje duke u bërë lojtari më i ri që shënon gol në një “El Clasico”.
Raphina e vulosi fitoren me një parabolë të bukur.
Tani Barcelona qëndronë e fortë në pozitën e parë në La Liga me 30 pikë, e ndjekur nga Reali me gjashtë pikë me pak. /Gazeta Enigma