Në Longyearbyen, Svalbard të Norvegjisë, nga sot nuk do të lind dielli deri më 15 shkurt 2025.
Ky vend është ndër pak zonat në botë që përjeton fenomenin e njohur si nata polare, një periudhë e zgjatur errësire që zgjat rreth tre muaj gjatë dimrit.
Ky fenomen ndodh për shkak të pjerrësisë së Tokës ndaj diellit, ku rrezet e diellit nuk arrijnë të ndriçojnë disa nga rajonet më veriore dhe jugore të globit gjatë dimrit.
Në Longyearbyen, banorët do të mbesin pa dritën e diellit deri në mesin e shkurtit, ndërsa gjatë kësaj periudhe, e vetmja dritë natyrore do të jetë ajo e yjeve dhe, herë pas here, spektakli magjik i aurorës polare. /Gazeta Enigma