Një ngjarje tragjike ka nodhur mbrëmjes e së dielës në Prishtinë, ku pas një incidenti një person dyshohet se u ther për vdekje, raporton Gazeta “Enigma”.
Siç merr vesh Sinjali, viktima dhe i dyshuari kanë lidhje familjare, më saktësisht vëllezër.
Kjo ngjarje ka tronditur familjen Miftari, pasi morën lajmin e hidhur për vdekjen e djalit, Auronit.
Auron Miftari mbeti i vdekur si pasojë e therjes me thikë nga vëllai i tij.
Vdekjen e tij tashmë e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.