Këtë të diel u raportua në media për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Prishtinë, ku një person është ther për vdekje nga vëllau i tij, raporton gazeta “Enigma”.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimete nevojshme në lidhje me rastin.
Sipas Sinjalit i dyshuari është Gent Miftari, i cili tashmë ndodhet në QKUK, ku po ruhet nga Policia.
Genti po dyshohet se ia mori jetën vëllait të tij, Auronit – duke e therur disa herë me thikë, në afërsi të kompleksit banesor ku ata jetonin.
I dyshuari është nën kontroll të njësive policore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe nga aty pritet që të shoqërohet për intervistim.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Policia po ndërmerr veprimet hetimore që çojnë në zbardhjen e rastit në plotin.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.