Bedri Hamza bën bashkë tifozin e “Dritës” me të “Gjilanit”, ua premton ndërtimin e stadiumit

Bedri Hamza bën bashkë tifozin e “Dritës” me të “Gjilanit”, ua premton ndërtimin e stadiumit

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, sot ka zhvilluar punëtorinë e radhës për programin e tij qeverisës me qytetarët e Komunës së Gjilanit, raporton Gazeta “Enigma”.

Hamza gjatë vizitës së tij në Gjilan ka bërë bashkë dy tifozë të klubeve futbollistike rivale të këtij qyteti, njërin të “Dritës” dhe tjetrin të “Gjilanit”.

“Tifozët, edhe të “Dritës”, edhe të “Gjilanit” e kanë preokupimin e njëjtë: mungesën e stadiumit”, ka thënë Hamza.

Disa nga kërkesat e qytetarëve ndaj Hamzës ishin rregullimi i rrugës Gjilan – Prishtinë, përmirësimi i kushteve për bizneset, përzgjedhja e mësimdhënësve mbi parimin e meritokracisë, si dhe më shumë vëmendje për artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore.

Hamza ka kërkuar besimin e qytetarëve, duke u zotuar se atë që e thotë e realizon.

“Unë nuk pres vetë me qenë në politikë në 20 vitet e ardhshme, mirëpo unë kam obligim të krijoj perspektivën për 20 vitet e ardhshme”. /Gazeta Enigma/

Related Articles