Skuadra e Gjilanit ka siguruar një pikë mjaft të rëndësishme, duke barazuar 3-3 në ndeshjen me kampionin në fuqi, Ballkanin, shkruan Gazeta Enigma.
Dukej se Ballkani po shkonte drejt fitores 3-2, por në fund skuadra gjilanase arriti ta fitojë një goditje nga pika e bardhë, pas një ndërhyjre të palejuar.
Goditja e Armend Thaqit fillimisht u prit nga portieri i Ballkanit, por i njëjti arriti ta konkretizoj sërish, pas një rrëmuje të krijuar në portën e nikoqirëve.
Gjilani shkoi në pushim mes pjesëve me epërsi 2-1, pas dy golave nga Armend Thaqi dhe Edi Basa. Për Ballkanin shënoi Lindon Emerllahu.
Megjithatë, në pjesën e dytë, Ballkani e përmbysi rezultatin në 3-2. Shënuan Giovanni dhe Bernard Karrica.
Krejt në fund, Thaqi arriti që ta siguroj një pikë për ekipin e tij.
Kjo ndeshje solli më së shumti gola në këtë sezon të Superligës, me plotë gjashtë të tillë. /Gazeta Enigma