Murati sqaron sërish: Pagat do të rriten për të gjithë shërbyesit civilë

Murati sqaron sërish: Pagat do të rriten për të gjithë shërbyesit civilë

Gjatë ditës, ministri i Financave, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, njoftoi se nga janari do të ketë rritje të pagave për sektorin publik.

Aty u tha se rritja do të jetë nga 110 për secilin punonjës të sektorit publik.

Mirëpo parartësi duket se pati në opinionin publik pasi u publikua një tabelë që sqarohej rritja për pozita të caktuara.

E ministri Hekuran Murati theksoi se rritja e pagave do të vlejë për të gjithë të punësuarit.

“Pagat rriten për të gjithë shërbyesit publikë, e jo vetëm për pozitat që i shfaqëm në tabelë gjatë konferencës. Tabela e shfaqur ishte vetëm për të ilustruar se si do dukej rritja për disa prej pozitave në sektorin publik”, shkroi Murati.

Ai sqaroi edhe një herë se rritja e pagave do të ndahet në dy faza – në janar do të rriten për 55 euro, ndërkaq faza e dytë prej korrikut 2025, kur rritja, sipas tij, bëhet 110 euro. /Gazeta Enigma

Related Articles