Malisheva përforcohet me dy lojtarë të rinj dhe vazhdon kontratën me një futbollist

Malisheva përforcohet me dy lojtarë të rinj dhe vazhdon kontratën me një futbollist

Malisheva, është duke e riorganizuar skuadrën për sezonin e ri, krejtësisht me lojtarë të rinj.

Tani, të besuarit e Arsim Thaqit, kanë arritur t’i sjellin edhe dy lojtarë të rinj dhe me një tjetër kanë vazhduar bashkëpunimin.

Skuadra e Malishevës, ka njoftuar për arritjen e akordit me futbollistin e Llapit, Muhamet Hyseni, atë te Drenicës, Gentrit Ulluri, ndërsa kanë vazhduar bashkëpunimin me portierin Albion Berisha.

Postimi i plotë:

Konfirmohen nēnshkrimet e radhēs. Muhamet Hyseni i cili vjen nga KF Llapi dhe Gentrit Ulluri nga KF Drenica. Po ashtu me klubin vazhdon kontratën portieri Albion Berisha.

Related Articles