Kuvendi miraton Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028

Kuvendi miraton Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028

Kuvendi i Kosovës ka miratuar shqyrtimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028.

Në votim morën pjesë 59 deputetë, të gjithë për, ndërsa dy deputetë abstenuan, shkruan Gazeta Enigma.

Opozita nuk ishte e pranishme gjatë këtij votimi dhe shprehu pakënaqësitë e saj në foltoren e Kuvendit.

Miratimi i këtij programi është një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian./GazetaEnigma/

Related Articles