Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka folur për Planin e Zgjerimit të BE-së për vitin 2025, duke përmendur si pjesë të saj edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Borrell përmendi Kosovën bashkë me vendet e tjera të Ballkani Perënidmorë si rreshtuese të politikës së BE-së, por e përjashtoi Serbinë.
“Disa nga partnerët tanë që janë plotësisht dhe rreshtohen me politikën tonë të përbashkët të sigurisë së jashtme, mund të përmend Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjën e Kosovën”, tha Borrell në një konferencë për media.
“Tani ne po kërkojmë gjithashtu një lidhje të fortë në politikën e sigurisë së jashtme, duke përfshirë partnerët tanë në prioritetet tona kryesore, duke qëndruar zyrtarisht dhe duke mbrojtur vlerat tona për të siguruar stabilitetin rajonal. Sepse unioni ynë nuk duhet të jetë më i madh, por duhet të rritet duke u fuqizuar, mund të jesh më i madh apo më i gjerë, por nuk mund të jesh më i fuqishëm. Ne i duam të dyja ne duam të përfshijmë fqinjët tanë, dhe të bëhemi të gjithë së bashku të fortë”, u shpreh tutje ai.
“Dhe thjesht nuk mund të ruani lidhjet me Rusinë ose të përpiqeni të bëni biznes si zakonisht, dhe të prisni që vendi juaj të jetë pjesë e BE-së. Është një gjë apo tjetra. Me kalimin e viteve, ne kemi parë se një bashkëpunim i zakonshëm për politikën e sigurisë së jashtme, është treguesi më domethënës i faktit se kandidati vlerëson vlerat tona dhe orientimet tona gjeopolitike”, deklaroi në fund Borrelli.