Osmani dhe Maqedonci në Katar  për Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike

Osmani dhe Maqedonci në Katar  për Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike

Presidentja Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci po qëndrojnë në Doha të Katarit, ku po marrin pjesë në Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike.

“Në Doha, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizituam Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike, Milipol Qatar”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.

“Kjo ngjarje shquhet për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve më të reja inovative dhe mbulon të gjitha fushat e sigurisë publike dhe industriale”, shtoi Osmani. /Gazeta Enigma

Related Articles