Viktima e aksidentit të rëndë në Bresalc është një grua 46-vjeçare

Viktima e aksidentit të rëndë në Bresalc është një grua 46-vjeçare

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku një grua humbi jetën dhe dy persona të tjerë mbetën të lënduar.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, Sinjali mëson se viktima ishte e moshës 46 vjeçare dhe se viktima fillimisht u dërgua në Qendrën Emergjente të Gjilanit së bashku me dy të lënduarit për trajtim mjekësor.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gruaja nuk arriti t’iu mbijetojë lëndimeve të rënda dhe vdekja e saj u konstatua në klinikën emergjente.

Me urdhër të prokurorit, trupi i saj është dërguar për obduksion. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa gjendja shëndetësore e dy të lënduarve të tjerë ende nuk dihet plotësisht.

LEXO:

Related Articles