Javën që lam pas dy të mitur në Ferizaj dy persona kanë djegur një veturë, dyshohet se u paguan nga i dyshuari kryesor për ta veprën, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjykata Themelore në Ferizaj, tashmë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt dhe ia ka caktuar një muaj paraburgimit Eduart Murtezit.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit të Përgjithshëm –Divizioni Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 24 tetor 2024 në Ferizaj me dashje ka shtytë dy të miturit që të kryejnë veprën penale zjarrëvënia, në atë mënyrë pasi ishte i mllefosur me të dëmtuarin A.D., në lidhje me sjelljen e tij ndaj të dashurës së të pandehurit, shtytë të miturin (2), që për çmimin prej 1.000 €, të vë zjarrin veturës së të dëmtuarit, kështu që të miturit rreth orës 03:26 në parkingun e qendrës tregtare në Ferizaj, i mituri (1) me një çekan e thenë dritaren e derës së veturës së të dëmtuarit, e pastaj i mituri (2) hedh benzinë në brendi të veturës dhe i`a vë flakën, e cila dëmtohet tërësisht, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 19.000 €.
Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.