“Manipulimeve po ju vjen fundi, raporti i ZKA-së tregon për 31 milionë eurot për karburante”

“Manipulimeve po ju vjen fundi, raporti i ZKA-së tregon për 31 milionë eurot për karburante”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, pas reagimit të ministrit Murati ka dalë me një sqarim shtesë për deklaratën e saj se 31 milionë euro janë përdorur për naftin e veturave zyrtare në vitin 2023, raporton Gazeta “Enigma”.

Bajrami përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka theksuar se deklarata e saj për këtë çështje është e bazuar pikërisht në raport zyrtar, në raport të publikuar që është lehtë e vërtetueshme.

“Po ua rikujtoj se në krye të Zyrës Kombëtare të Auditorit e keni një zonjë që është motra e Këshilltares së Kryeministrit dhe nuk befasohem nëse ajo del edhe kundër raportit të saj e  ju mbron juve”.

“Shiheni në raportin e ZKA-së për vitin 2019: për karburante për vetura, lëndë djegëse dhe dru,  janë shpenzuar rreth 13.5 milionë Euro, derisa në 2023 vetëm në karburante 31 milionë Euro. Faktet janë fakte. Manipulimeve po ju vjen fundi”, ka thënë Bajrami. /Gazeta Enigma/

Related Articles