Haradinaj do të prezantojë kandidatët për deputetë në Pejë

Haradinaj do të prezantojë kandidatët për deputetë në Pejë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj kandidat për kryeministër i koalicionit AAK – Nisma – Konservatorët – E30, sot pritet të takohet me strukturat udhëheqëse të Degës së Aleancës në Pejë.

Kjo është paraparë të ndodh me qëllimin e prezantimit të kandidatëve për deputetë, ndërsa ngjarja nis në ora 18:00.

Haradinaj dje ishte në komunën e Vitisë, ndërsa gjatë prezantimit ai theksoi synimin e koalicionit për anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional për Anëtarësim pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kreu i AAK-së prezantoi dy kandidatë për deputetë nga Vitia: Labinot Gjini dhe Engjëll Koliqi.

Related Articles