Gjatë ditës është raportuar se një vatër e gripit të shpendëve ka shpërthyer në Mëzez të Tiranës, konkretisht në një fermë familjare.
Siç njofton TCH, sot është kryer kontrolli në vatrën ku ka shpërthyer gripi i shpendëve, për të marrë masat e duhura, transmeton Gazeta Enigma.
Ndërkohë është duke u kryer kontroll edhe në familjet e tjera përreth, për të konfirmuar nëse ka raste të tjera. /Gazeta Enigma