Vdes 10-vjeçarja pasi u sulmua në shtëpi nga qeni i familjes

Vdes 10-vjeçarja pasi u sulmua në shtëpi nga qeni i familjes

Një 10-vjeçare ka vdekur pasi është sulmuar nga qeni I familjes së saj.

Sulmi ndodhi brenda shtëpisë së fëmijës në zonën Malton të North Yorkshire të premten, shkruan Metro.

Fqinjët u futën brenda për të ndihmuar vajzën, ndërsa një i afërm e mbylli qenin brenda një makine. Por pavarësisht se mjekët u përpoqën ta ndihmonin atë, ajo vdiq në vendngjarje duke pësuar lëndime të rënda.

Policia ende nuk e ka konfirmuar nëse është një racë e ndaluar.

Një zëdhënës i policisë së North Yorkshire tha: “Mendimet tona mbeten me familjen dhe miqtë e vajzës në këtë kohë shumë shqetësuese. Oficerët po mbështesin familjen ndërkohë që hetimet vazhdojnë. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje njerëzve që të mos spekulojnë për incidentin, të respektojnë privatësinë e familjes”.

Related Articles