Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi është shprehur se LDK-ja nuk do ta votojë buxhetin.
Sipas tij, ky projektbuxhet ka probleme lighore dhe kushtetuese.
“Java e ardhshme është përcaktuese për mënyrën se si do të shihet buxheti i vitit të ardhshëm, sido që të shkojë ky buxhet do të jetë një buxhet jetëshkurtër, sepse qeveria e re pas zgjedhjeve duhet ta rishikojë dhe të japë një buxhet zhvillimor, një buxhet ku rriten pagat dhe mirëqenia dhe ekonomia e Kosovës. Ky që ka ardh tash nuk përfaqëson asnjërën nga këto pika. Ne nuk e votojmë buxhetin dhe do të japim vërejtjet tona. Ky buxhet ka probleme ligjore dhe kushtetuese të cilat VV-ja ose qeveria i ka propozuar gabimisht”, tha Gashi.
Ndërkaq edhe AAK-ja ka thënë se nuk do ta votojë buxhetin për vitin 2025. /Gazeta Enigma
LEXO EDHE: Tahiri: AAK-ja s’e voton buxhetin e vitit 2025