Dyshohet se dhunoi një 9-vjeçare, Prokuroria e Pejës kërkon paraburgim për 26-vjeçarin

Dyshohet se dhunoi një 9-vjeçare, Prokuroria e Pejës kërkon paraburgim për 26-vjeçarin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 26 vjeçar nga Peja, pasi që dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për gazetën “Enigma” e konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi tutje ka deklaruar se ndaj të njëjtit peerson është parashtruar edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit.

“Personi është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Është parashtruar kërkesa për paraburgim”, ka thënë Nikçi.

Ai theksoi se janë siguruar prova materiale lidhur me rastin dhe dyshimet janë që është kryer vepra penale e dhunimit.

“Janë siguruar prova materiale të cilat do të përdoren gjatë procesit. Dyshimet janë që është kryer vepra penale dhunimi. Viktima është e mitur, nuk mund të japim informacione”, ka thënë Nikçi për “Enigmën”.

Zëdhënësi i organit të akuzës tha se të martën do të mbahet edhe seanca për caktimin e masës së paraburgimit.

“Për shkak të natyrës së rastit dhe ndjeshmërisë seanca do të jetë e mbyllur”, tha ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles