Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për të gjithë votuesit amerikanë që do të vendosin për presidentin e tyre ka ndarë një mesazh nga Prishtina, raporton Gazeta “Enigma”.
Çdo zë luan rol thelbësor në procesin demokratik, përcaktuar në atë se kush përfaqëson qytetarët ka deklaruar ai.
”Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë thelbësore për të gjitha demokracitë”.
”Ato u japin qytetarëve mundësinë e rëndësishme për të luajtur rolin e tyre në formësimin e së ardhmes së kombit të tyre. Kur marrim pjesë në procesin zgjedhor, tregojmë përkushtimin tonë ndaj vlerave të përbashkëta të lirisë, transparencës dhe përgjegjësisë qytetare që përkufizojnë të dy vendet tona”. /Gazeta Enigma/