KFOR dhe EULEX riafirmojnë përkushtimin për sigurinë në Kosovë

KFOR dhe EULEX riafirmojnë përkushtimin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ka takuar shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, në shtabin e KFOR-it në “Camp Film City” në Prishtinë.

Gjatë takimit, të dy liderët kanë riafirmuar përkushtimin e përbashkët për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si një komponent kyç për përballimin e sfidave të sigurisë, shkruan Gazeta Enigma.

Njoftimi i KFOR-it thekson se kjo vizitë ishte pjesë e shkëmbimeve të rregullta të komandantëve të KFOR-it me homologët e tyre në Kosovë dhe rajon.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ofruar një mjedis të sigurt dhe paanshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes.

Përveç Policisë së Kosovës dhe misionit të EULEX-it, KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, duke punuar ngushtë me këto institucione për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në vend./GazetaEnigma/

Related Articles