Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se kryeministri Kurti është treguar i pashpirt me mësimdhënësit, raporton Gazeta “Enigma”.
Kastrati tutje në “DPT te Fidani” ka thënë se Kurtin do ta mposhtin gënjeshtrat e tij.
“Këto fakte do ta mund rrena e vet që ka premtuar se do ta lirojë vajin, miellin e sheqerin dhe i ka shtrenjtuar. Do ta mbys rrena e vet që ka thënë se do ta lirojë rrymën, por e ka shtrenjtuar 100 për qind. Ka me mposhtë se do ta bëjë Bankën Zhvillimore e s’e ka bë. Ka me mposhtë rrena e vet që ka thënë se për 4 mijë çifte do t’i bëjë banesat sociale e s’i ka bë”.
“Do ta mposhtë rrena e vet që ka thënë se do të bëjë banim me lehtësira për mësimdhënësit, përkundrazi, s’ua ka dhënë rrogën që kërkonin rritje të pagave, i pashpirt është treguar me ta. Këto fakte kanë me mujtë Albin Kurtin”.