A ka ende gjasa të fitojë Kamala Harris kundër Trump?

A ka ende gjasa të fitojë Kamala Harris kundër Trump?

Kandidatja demokrate, Kamala Harris, është në disavantazh në garën presidenciale amerikane kundër republikanit Donald Trump.

Mirpëo, ende ka rrugë përmes së cilave Harrisi mund ta arrijë fitoren.

“Harrisi nuk mund ta humbasë Pennsylvania-n dhe t’i arrijë 270 vota elektorale. Megjithatë, ajo mund të humbasë disa pjesë të ‘murit të kaltër’ — të quajtur kështu për reputacionin e tij të gjatë si një bastion demokrat — dhe përsëri t’i arrijë 270 vota”, shkruan Associated Press.

“Nëse humbet Michigan-in, ajo mund ta kompensojë duke fituar Arizonën dhe Nevadën. Ajo mund të humbasë Wisconsinin dhe ta kompensojë me Arizonën”.

“Por harta është ngushtuar për Harris, e cila nuk mund të humbasë më shumë se një nga tri shtetet e harkut verior”.

Related Articles