Protesta në Serbi për shembjen vdekjeprurëse të çatisë, arrestohen 9 persona

Protesta në Serbi për shembjen vdekjeprurëse të çatisë, arrestohen 9 persona

Në Novi Sad të Serbisë janë mbajtur protesta për shembjen vdekjeprurëse të çatisë javën e kaluar në një stacion hekurudhor.

Mirëpo nëntë persona kanë përfunduar me pranga me duar pas trazirave që ndodhën në këtë protestë.

Të arrestuarit janë duke u përballur me akuzat e sjelljes së dhunshme, shkatërrimit të pronës, shkaktimit të rrezikut publik dhe sulmit ndaj policisë, thuhet në një deklaratë të prokurorëve, raporton Associated Press, transmeton Gazeta Enigma.

Ata thanë se autoritetet po punojnë për të identifikuar më shumë persona që u përfshinë në incidentet e së martës në mbrëmje.

Mijëra persona kanë marshuar në Novi Sad të martën për të kërkuar dorëheqjen e zyrtarëve të lartë lidhur me rënien e tendës së betonit të premten e kaluar në stacionin kryesor hekurudhor të qytetit.

Kur disa nga protestuesit hodhën gurë, shishe dhe bojë të kuqe në bashkinë e qytetit, policia u përgjigj duke hedhur gaz lotsjellës.

Shumica në vendin ballkanik po fajësojnë për shembjen e çatisë korrupsionin e shfrenuar, mungesën e transparencës dhe punën e ngadaltë gjatë punimeve të rinovimit në ndërtesën e stacionit, e cila ishte pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë hekurudhore me kompanitë shtetërore kineze. /Gazeta Enigma

Related Articles