Përfundimisht te Zvicra, Hajdari zhgënjen Kosovën

Përfundimisht te Zvicra, Hajdari zhgënjen Kosovën

Albian Hajdari e ka zgjedhur përfundimisht ekipin nacional të Zvicrës, duke lënë kështu të zhgënjyer edhe njëherë Kosovën, raporton Gazeta “Enigma”.

Selektori i helvetëve, Murat Yakin, e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e nëntorit ndaj Serbisë dhe Spanjës dhe në mesin e futbollistëve të ftuar është edhe futbollisti shqiptar Albian Hajdari.

21-vjeçari, i cili aktualisht luan te skuadra zvicerane Lugano, do i bashkohet shqiptarëve të tjerë që do luajnë për ekipin zviceran.

Në një prononcim të shkurtër për Gazetën “Enigma”, persona të afërt me futbollistin kanë konfirmuar që ai nuk ka bërë përpjekje që të jetë pjesë e Kosovës.

Ndryshe, Hajdari do t’i bashkohet Granit Xhakës, Andi Zeqirit dhe Ardon Jasharit te Zvicra.

Kujtojmë që muajin e shkuar nga përfaqësuesja helvete u pensionua Xherdan Shaqiri. /Gazeta Enigma

Related Articles