Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, gjatë fjalimit të saj ka theksuar se zgjedhjet e 9 shkurtit janë një përballje mes dy modeleve, atij të demokracisë dhe autokracisë.
Janë zgjedhje në mes të integrimit dhe izolimit, janë zgjedhje në mes të zhvillimit dhe regresit”, tha ajo, shkruan Gazeta Enigma.
“Unë flas kështu se më dhemb shpirti kur e shoh se kjo qeveri na i ka humbur plot katër vite. Janë humbur katër vite, 12 miliardë buxhet dhe pothuajse i kemi humbur të gjithë aleatët tanë. Jemi vend nën sanksione të BE-së”, theksoi ajo.
Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës në Prishtinë po e mban “tubimin e ndryshimit” nën moton “Lumir 2025, bëhu ndryshimi”.
Aty LDK-ja do t’i prezantojë edhe kandidatët për deputet që do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit./GazetaEnigma/