Një burrë ka vdekur gjatë ditës së djeshme derisa ishte duke punuar në një objekt banesor, raporton Gazeta “Enigma”.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gucia” në Prishtinë. Ekipet përkatëse të policisë dhe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e tij, njofton raporti 24 orësh i Policisë.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me vendim të prokurorit.
“Rr. Gucia, Prishtinë 09.11.2024-16:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka qenë duke punuar në një objekt banesor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/