Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherit edhe kandidati i këtij subjekti politk për kryeministër, ka deklaruar se do të punojë me LDK-në dhe PDK-në për ta larguar nga pushteti, kryeministrin Albin Kurti, raporton Gazeta “Enigma”.
“Kush mund ta e ndryshojë Kurtin, duhet opozita. Unë nuk është që jam në dashni të madhe as me PDK as me LDK-në, por më duhet të punoj me ta, për me e hjek këtë njeri”, ka thënë Haradinaj në fjalën e rastit në Kuvendin e pestë zgjedhor të OVL-së të UÇK-së në Pejë.
“Na duhet një ndryshim, jam optimist, s’kam qenë kurrë ma optimist sesa jam sot, do t’i kryej këto punë që i kam qit para vetes, e di çka na pret, por e di që do ta kem mbështetjen e aleatëve”, tha tutje Haradinaj. /Gazeta Enigma/