Një përleshje ka ndodhur në orët e pasdites në Podujevë, ku një 15 vjeçar është therur me thikë, raporton Gazeta Enigma.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, mësohet se i mituri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Agron Borovci.
“Rreth orës 16 :20, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugë “Nuhi Gashi” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 15 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ai. /Gazeta Enigma/