Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar të dielën se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të ShBA-së Donald Trump.
“Sapo përfundova një bisedë me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump. Biseda ishte e shkëlqyer, me përmbajtje, dhe do të thosha shumë e përzemërt”, tha Vuçiq në Instagram.
Madje kreu i shtetit serb ishte ndër të parët në rajon që e uroi Donald Trumpin, për kthimin në Shtëpinë e Bardhë, madje as zgjedhjet nuk kishin përfunduar ende.
Aleksandar Vuçiq dhe ekipi i tij, kishin vazhduar të mbanin raporte të mira me Richard Grenellin, emisarin special të Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi, edhe gjatë udhëheqjes së presidentit Joe Biden.