Rrahmani kritikon qeverinë për buxhetin: U investua për komunitetin LGBT, surrograci e edukatë seksuale

Rrahmani kritikon qeverinë për buxhetin: U investua për komunitetin LGBT, surrograci e edukatë seksuale

Deputeti Eman Rrahmani është shprehur kritik për mënyrën se si është shprenzuar buxheti i Kosovës.

Ai gjatë seancës plenare në kuvend, u shpreh se ministrat do të duhej të dilnin e të tregonin se sa janë shpenzuar për lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë, e sa për surrograci.

“Unë besoj që do të duhej këtu që të tregohej se sa janë shpenzuar për kalimin e ligjit ku lejohet martesa e burrit me burrë. Këtu do të duhej të dilte ministri i Kulturës të tregonte pse prioritet i jepet komunitetit LBGT. Këtu do të duhej të dilte të tregonte ministri i Shëndetësisë se sa mjete ka jep për t’u lejuar surrogracia , për t’u lejuar që fëmija mos të ketë të drejtë të dijë se kënd e ka babë e nënë”, u shpreh Rrahmani. “Këtu do të duhej të fliste ministrja Nagavci, se çka ka bërë me kurikulën për arsim, në edukatën seksuale, dhe shëndetin riprodhues. Në atë kurrikulë mësohen se si mësimdhënësit t’u tregojnë fëmijëve prej klasës së parë deri në të 12-të, se si i kryejnë marrëdhëniet e tyre seksuale në shtëpitë e tyre”, shtoi ai. /Gazeta Enigma

Related Articles