Keqpërdori pushimin mjekësor, Trepça largon nga puna përkohësisht një punëtor

Keqpërdori pushimin mjekësor, Trepça largon nga puna përkohësisht një punëtor

Ndërmarrja “Trepça” ka larguar nga puna përkohësisht punëtorin me inicalet V.M.

Kjo pasi sipas kësaj ndërmarrjeje, ai keqpërdori pushimin mjekësor për tri vjet.

Sipas një njoftimi, V.M. vetëm në vitin 2024  ka munguar për 194 ditë pushim mjekësor.

“Për shkak se ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1, nën paragrafi 1.7 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti ka keqpërdorur pushimin mjekësor përgjatë tri viteve të fundit, që nga data 06.2.2024 ka filluar pushimet mjekësore dhe ende vazhdon të jetë në pushim mjekësor”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma

Related Articles