Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në fjalën e saj në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës kërkoi nga deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës të mos bërtasin, pasi siç u shpreh ajo, “nuk vuan nga veshi”, raporton Gazeta “Enigma”.
“Qetësohuni pak se nuk është mirë për shëndetin, pini pak ujë, mos bërtit se nuk vuajmë nga veshi”, th ajo.
“Unë ju kuptoj juve shumë mirë, ju njoh shumë mirë. Ju njoh jo veç në kuvend por ju njoh edhe si pjesë e atyre qindra mijëra shqiptarëve jashtë vendit, që ju jeni çu e keni ardh nëpër Ambasada e që i keni mbush me jarana, motra e vëllezër, keni ardh keni qëndruar veç me njerëzit që i keni bërë bizneset, keni paguar nga 500 mijë euro për libra e sene edhe nuk e keni marr guximin kurrë me ardh me u taku me neve që kemi qenë pjesë komunitetit atje”, tha Gërvalla. /Gazeta Enigma/