Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, vikendin e ka kaluar në Gjermani duke bërë tubime e takime me diasporën, raporton Gazeta “Enigma”.
Të shtunën Hamza vizitoi Shtutgartin, aty ku i prit ngrohtësisht nga mërgata, e të cilëve u bëri ftesë që të regjistrohen e votën t’ia japin subjektit të tij partiak.
“Pa ndihmën tuaj Kosova nuk kish mujtë me ia dalë. Unë ju lus të regjistroheni deri më 26 dhjetor. Unë me kënaqësi, me shumë respekt jua kërkoj votën për Partinë Demokratike të Kosovës”, u shpreh ai.
Në Mynhen, Hamza takoi rreth 250 studentë shqiptarë të universiteteve në Gjermani, të cilët u bënë pjesë e ekipit të tij, me moton e tij.
E në po të njëjtin qytet, ai takoi qindra shqiptarë që punojnë e veprojnë atje, duke u thënë që zëri i tyre, duhet dëgjuar në insititucionet kryesore të Kosovës.
Bedri Hamza, në kuadër të takimeve të tij me mërgimtarë gjatë muajit nëntor, pas Gjermanisë do të vizitojë edhe Zvicrën dhe Austrinë. /Gazeta Enigma/