Një fluturim i Ryanair u detyrua të bënte një ulje urgjente në Londër pasi një pasagjer u konfirmua i vdekur në bord.
The Mirror shkruan se fluturimi i nisur nga Tirana për në Aeroportin e Manchesterit, u detyrua të devijonte pak para orës 20:00 të së dielës, pasi kishte fluturuar tashmë mbi Zvicër dhe Francë.
Ekuipazhet e urgjencës mbërritën në avion pas uljes, por edhe pse i kanë dhënë ndihmën e parë pasagjerit, nuk kanë mundur ta shpëtojnë.
Ende nuk dihet mosha dhe shtetësia e pasagjerit.