Kombëtarja e Kosovës do të luajë dy ndeshje në muajin nëntor, fillimisht ndaj Rumanisë në udhëtim me 15 nëntor dhe pastaj ndaj Lituanisë me 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Për këto dy sfida, Franco Foda ka ftuar edhe sulmuesin Baton Zabërgja, i cili grumbullohet për herë të parë me kombëtaren e Kosovës.
Zabërgja shprehet i lumtur për ftesën e Kosovës në këtë dy ballafaqime, teksa synon rezultate pozitive.
“Për mua është ndjenjë e papërshkrueshme, sepse është ëndërr për çdo futbollist që të luash me ekipin kombëtar, më vjen mirë që e kam realizu këtë. Më kanë pritë shumë mirë dhe mendoj që kemi një ekip të mirë që të arrijmë rezultate në të ardhme. Rumania ka qenë kundërshtari më i vështirë në këtë grup, por ne kemi lojtarë dhe mund të dalim me rezultat pozitiv”, tha Baton Zabërgja për FFK.